Godet me raketë arbitrin, skualifikohet tenisti (VIDEO)
Gjestet anti-sportive janë përherë të shëmtuar. Kjo ndodhi edhe në turneut e tenisit në Charlotesville. Në fushë Darian King, numri 310 i rënditjes së ATP, dhe Edward Corrie dhe po luhet tie-breaki.

King po e humbet setin 4-2 dhe për një moment nervozohet duke lëshuar raketën, e cila godet një prej arbitrave të ndeshjes që bie në tokë.

Tenisti u skualifikua menjëherë, ndërsa ndeshja u fitua në tavolinë nga Corrie. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori