I ndalohet shamia, basketbollistet e Katarit braktisin ndeshjen
Pëlqej
Skuadra e basketbollit të femrave të Katarit nuk pranoi të luante ditën e mërkurë ndeshjen e grupit të Lojërave Aziatike ndaj Mongolisë pasi organizatorët nuk lejuan lojtaret të mbanin shamitë islamike në kokë.

Rregullorja e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) sqaron se artikujt që nuk lejohen në parket janë "karfica, aksesorë për flokët dhe bizhuteri".

Gjithsesi, një nga lojtaret e kombëtares së basketbollitKatarit, Amal Mohamed A Mohamed, thotë se organizatorët i kishin siguruar se mund t’i mbanin shamitë në kokë.

"Nuk e kuptoj pse nuk mund të luajmë me shami kur na thanë që mund të luanim. Nuk mendoj se shamia ndikon në lojë ose tek kundërshtaret. Kemi luajtur me vello islamike në turne të tjerë dhe duam ta bëjmë të njëjtën gjë edhe në Lojërat Aziatike. Nëse nuk na lejojnë, nuk do të luajmë asnjë ndeshje", tha Amal Mohamed. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori