Irma, uragani dy herë më i fuqishëm se gjithë bombat e Luftës II
Pëlqej
Albeu.com
Uragani irma është kaq i fuqishëm saqë ështe dy herë mëe fortë sesa bombat e hedhura në luftën e dytë botërore.

Louis Uccellini, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Motit, tha se ishte i shqetësuar për Floridën deri në bregun lindor të Karolinës së Veriutm sepse janë shumë në rrezik.

Ai paralajmëroi se "të gjitha rreziqet që lidhen me këtë stuhi" do të jenë të llahtarshme shkruan Albeu.com.

Deri tani, stuhia ka vrarë të paktën tetë vetë dhe ka lënë 23 të plagosur në territoret e ishullit francez, ka thënë ministri i brendshëm francez.

"Kjo shifër është jo e saktë sepse nuk kemi hulumtuar të gjitha pjesët e ishullit", tha prefekti Guadeloupe Eric Maire, duke shtuar se numri i të vdekurve do të rritet në orët e ardhshme.

Uragani Irma ishte përshkruar më parë si një stuhi "potencialisht katastrofike" e vendosur në kategorinë 5, klasifikimi më i lartë i SHBA për uraganët. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori