Italia "pushton" US Open, sot luhet finalja e gjitha "axurre"
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që dy teniste italianeshkojnë në finalen e një turneu të Grand Slam. Bëhet fjalë për Flavia Penetan dhe Roberta Vinçin, befasitë e mëdha të turneut amerikan, që tashmë do të përballen në finalen që çon trofeun në Itali dhe 3 milionë dollarë për fituesen.

Në gjysmëfinalen e parë, Peneta mahniti, duke dominuar dhe duke mposhtur me lehtësi numrin 2 në botë, Simona Halep (6-1, 6-3.

Megjithatë, festa italiane mori përmasa të jashtëzakonshme pak orë më vonë, mbrëmjen e së premtes, sepse Roberta Vinçi, e 43-ta në renditjen botërore, arriti të fitonte ndaj Serena Uilliams në 3 sete (2-6, 6-4, 6-4).Finalja do të zhvillohet sonte në mbrëmje në orën 21:00 dhe premton spektakël. /Albeu.com/
Shtuar më 12/09/2015, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori