James futet në historinë e NBA-së, MVP-ja me tri skuadra të ndryshme
LeBron Jamesi ka shkruar sot historinë e NBA-së.

Ai u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që fiton titullin kampion dhe njëkohësisht shpallet MVP me 3 skuadra të ndryshme.

Jamesi është shpallur kampion dhe ka fituar trofeun MVP me Miami Heat, me Cleveland Cavaliersat dhe së fundi me LA Lakersat.

Për "King James" ky është titulli i katërt kampion në NBA: 2 me Miami, 1 me Clevelandin dhe 1 me Lakersat.

Shtuar më 12/10/2020, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori