Joshua jep një premtim, a besoni se do e mbajë?
Pëlqej
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit, Anthony Joshua, ka deklaruar se ai shpreson që ta dominojë skenën e boksit botëror për një dekadë. Joshua përballet të shtunën mbrëma me Carlos Takam, një duel ku ai shihet si favorit i madh për ta fituar.

Megjithatë, Joshua synimet e tij i ka përtej këtij dueli, e thotë në konferencën për shtyp se ai dëshiron ta dominojë divizionin e kategorisë së rëndë për një dekadë të tërë.

“Nuk mund të jem i përkryer. Unë jam ky që jam. Unë kam arritur të bëhem kampion i botës në kategorinë e rëndë dhe ky që jam, unë mund ta prezantoj veten si njeriu që jam sot me një projekt dhe vizion për të përmirësuar veten në të ardhmen”.

“Duke marrë parasysh se do të qëndroj i disiplinuar në sportin tim, ju do të dëgjoni për mua për 10 vitet e ardhshme dhe unë definivitisht do të përparoj si person dhe kjo është gjëja që më intereson”.

“Kjo nuk është për atë që jam sot. Unë mund të bëj një gabim, por do ta përmirësoj në të ardhmen dhe kjo është ajo që të bën kampion. Nëse jeta do të ishte e përkryer dhe e thjeshtë, njerëzit nuk do të kishin mundësinë të gjenin veten tek unë”.

“Me stilin e tij dhe forcën që ka, unë shpresoj se do të isha më i rëndë, në mënyrë që të qëndronim aty pari dhe të godisnim njëri-tjetrin”.

“Goditjet e tij do të përplasen fuqishëm nëpër trupin tim, kështu që sa më i madh që je, je më i fortë, por arsyeja që erdha me peshë më të lehtë ishte se kam menduar se do të luftoj me Pulevin, një boksier vërtet amatoersk, të cilin do ta mposhtja me shpejtësi”.

“Ky është një luftëtar me stil tjetër, kështu që ndoshta është dashur të hyj në këtë duel si më i rëndë. Por, pa marrë parasysh ne jemi këtu dhe e shoh veten në gjendjen më të mirë. Do të bëj performancën më të mirë në gjendjen në të cilën jam”, deklaroi Anthony Joshua.

Joshua shtoi se ky duel është i mirë që ai të nisë rrugën për një vit 2018, që sipas tij mund të jetë spektakolar. Në këtë vit pritet një duel i madh i tij me ndonjë top boksier për unifikim të titujve. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2017, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori