Joshua përballë Takam, cili do të jetë pasardhësi i Klitschkos?
Pëlqej
Mbrëmjen e të shtunës në Cardiff të Uellsit do të vihet në skenë një nga përballjet më spektakolare të këtyre viteve të fundit në boksin profesionist për peshat super të rënda. Një britanik përballë një kamerunasi me pasaportë franceze.

Nga njëri krah është 28-vjeçari Anthony Joshua kampioni aktual në kategoritë IBF dhe WBA(Super), tituj të cilët i mban që nga prilli i këtij viti. Ndaj 36-vjeçarit Takam, Joshua do të kërkojë fitoren e tij të 20-të në karrierë. Deri tani britaniku ka qenë thjeshtë fenomenal pasi numëron 19 ndeshje të luajtura dhe 19 fitore të gjitha me knock-out. Carlos Takam nga ana tjetër ka zhvilluar 39 duele në karrierë nga të cilat ka fituar 35, ka humbur 3 dhe ka barazuar 1.

Do të jetë një tjetër fitore e Joshuas me knock-out, apo 28-vjeçari do të pësojë humbjen e parë në karrierë.Cili do të jetë pasardhësi i ukrainasit Vladimir Klitschko në peshat super të rënda? Gjithcka do të zbulohet mbrëmjen e 28 tetori në Cardiff. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2017, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori