"Kam ende një rekord për të thyer", Klitschko rikthehet në ring
Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, në një intervistë për "Business Insider", ka bërë me dije se mund të rikthehet sërish në ring vitin e ardhshëm.

Ai humbi titujt kampionë bote të peshës së rëndë në vitin 2015, kur humbi duelin me Tyson Fury.

Ndërsa sfida e tij e fundit në ring daton në vitin 2017, kur u mund nga një tjetër britanik, Anthony Joshua.

Gjithsesi, ukrainasi, shprehet se rikthimi në ring është një mundësi reale për të. Ai ka një objektiv të qartë: Të bëhet boksieri kampion bote më i vjetër në moshë në peshën e rëndë.

Rekordi mbahet nga George Foreman, që ishte kampion i këtij Divizioni në moshën 45-vjeçare, shkruan Telesport.

"Unë ende kam shanse të dueloj dhe hera-herës mendoj rikthimin. Jam vetëm 43 vjeç. Unë nuk do të rikthehem vetëm sa për të zhvilluar një duel. Rikthehem për të thyer një rekord. Kam qenë dy herë kampion bote, mund të bëhem sërish i tillë edhe për herë të tretë. Foreman u bë kampion bote në moshën 45-vjeçare, ndaj mund ta realizoj edhe unë këtë gjë", u shpreh Klitschko.
Shtuar më 31/10/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori