Kampioni i UFC i gatshëm për një duel të "egër" me McGregor
Conor McGregor është në pritje për një kundërshtar të ri.

Menaxheri i Jorge Masvidal, Abraham Kawa ka sugjeruar ballafaqimin me Conor McGregor.

Kawa ka theksuar se Masvidal është i interesuar të ndeshet me irlandezin, pas fitores së këtij të fundit ndaj Donald Cerrone në UFC 246.

Lëvizja e ardhshme e McGregor ende nuk është e ditur por fitorja fantastike në fundjavë ka bërë që ai të rikthehet si kandidat për një luftë për titull, ku një nga brezat në UFC mbahet nga Masvidal.
Kreu i UFC-së, Dana White ka theksuar se McGregor është i interesuar për revansh me Khabib Nurmagomedov.

Por, Nurmagomedov do të ndeshet me Tony Ferguson në prill dhe një ballafaqim i radhës duhet të presë për shkak se ai do të agjerojë muajin e Ramazanit.
Shtuar më 21/01/2020, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori