Kampionia e Botës Romela Begaj, pozitive në testin anti-doping
Kampionia e Botës në peshëngritje, Romela Begaj rezulton pozitive në testin anti-doping. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.

"Është gjetur dozë e lartë e stanozoloit në gjak. Romela Begaj e pezulluar përkohësisht nga të gjitha aktivitetet", shprehet Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes mbi peshëngritësen shqiptare.

Romela Begaj u shpall kampione e Botës në Botërorin e fundit të zhvilluar në Almaty të Kazakistanit. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori