Këmbëngulja e një piloti (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gara e Lommel në Belgjikë për kampionatin botëror të Motokrosit u fitua nga Tony Cairoli, por heroi i vërtetë i saj ishte belgu Jeremy Van Horebeck.

Piloti 28-vjeçar i skuadrës “Yamaha Factory Racing MX” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur kaloi i përgjakur vijën e përfundimit të garës. Horebeck rrëfeu më pas se gjatë garës kishte humbur kontrollin e motoçikletës së tij dhe ishte përplasur fuqishëm në tokë.

Për pasojë kishte pësuar një të çarë të madhe në vetull, buzë dhe në pjesë të tjera të kokës. Ai refuzoi thirrjet e skuadrës për t’u tërhequr nga gara dhe për t’iu nënshtruar mjekimit.

"Përplasa fytyrën tek pjesa drejtuese e motoçikletës. Pësova një të çarë të madhe në vetull. Gjakderdhja nuk po pushtonte dhe unë nuk isha i sigurtë nëse do të mund ta përfundoja dot etapën e dytë të garës. Por ia dola mbanë. Jemi pilotë dhe jo futbollistë", tha ai.

E vërteta është se Horebeck luftoi deri në fund për të mos humbur mundësitë për t’u shpallur kampion bote dhe për të gëzuar tifozët e vendlindjes së tij pas fitores së arritur në garën e zhvilluar në Locket në Çeki. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori