Keys dhe Djokovic në gjysmëfinalet e "US Open 2018"
Pëlqej
Madison Keys vijon rrugëtimin e saj në turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open.

Tenistja amerikane, finaliste e këtij evenimenti vitin e kaluar u kualifikua për në gjysmëfinale pasi mundi spanjollën Carla Suarez Navarro, që në raundin e mëparshëm eliminoi Maria Sharapovën.

Sfida zgjati 1 orë e 23 minuta dhe Keys, numri 14 i botës e mbylli atë me rezultatin 2-0 me sete 6-4;6-3.

Në gjysmëfinale, Keys do të përballet me Naomi Osakën. Tenistja japoneze eliminoi në çerekfinale ukrainasen Tsurenko 2-0.

Ishte një ndeshje pa histori ajo mes Osakës dhe Tsurenkos me japonezen që e mbylli atë pas 57 minutave duke i fituar setet 6-1;6-1.

Në kampin e meshkujve, gjysmëfinalja e dytë do të jetë ajo mes Novak Djokovic dhe Kei nishikori.

Djokovic, eliminoi në çerekfinale australianin Millman që eliminoi Roger Federer. tenisti serb, numri 6 i botës e zgjidhi këtë ndeshje pas 2 orë e 49 minutash loje duke e fituar me rezultatin 3-0 me sete 6-3;6-4; 6-4.

Ndërsa Kei Nishikori eliminoi në çerekfinale Marin Cilic duke marrë hakun për finalen e US Open të vitit 2014.

Ndeshja ishte e ekuilibruiar dhe zgjati 4 orë e 9 minuta dhe japonezi e mbylli atë 3-2.

Cilic fitoi lehtë setin e parë 6-2, por Nishikoir iu përgjigj duke fituar të dytin e të tretin 6-4;7-6.

Seti i katërt shkoi sërish për Cilic që e fitoi 6-4, por në setin final ishte Nishikori që mori më të mirën duke e fituar atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 3-2./TCH/
Shtuar më 06/09/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori