Khabib ka një propozim të çmendur për tu përballur me Mayweather
Lufta që ndryshoi historinë e boksit dhe arteve marciale u zhvillua në gusht të vitit 2017, mes Floyd Mayeather dhe Conor McGregor.

Ajo luftë, e cila përfundoi me fitoren e amerikanit, vendosi një precedent të ri, dhe nga ai moment ka pasur shumë spekulime për një përballje mes yjeve të dy sporteve.

Kohëve të fundit është përfolur shumë rreth një dueli mes Khabib Nurmagomedov, kampionit të UFC, dhe Floyd Mayweather.

"Unë nuk jam boksier, nëse doni të luftoni ejani në UFC. Por nëse Mayweather është i interesuar, siç tha edhe babai im, atëherë le të luftojmë 11 raunde boksi dhe një raund pesë minutësh të MMA", ka deklaruar Nurmagomedov.
Shtuar më 04/03/2020, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori