Khabib rrëfen 3 momentet më të vështira të jetës së tij
khabib
Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, është ende i pamposhtur në kafaz. Ai ka një rekord prej 29 fitoresh dhe 0 humbje, ndërkohë që dy muaj më parë deklaroi se nuk do të duelojë më.

Edhe pse asnjëherë nuk e ka njohur fjalën "humbje", kampioni rus ka pranuar se ka patur disa momente kur ai është ndjerë në vështirësi në kafaz. Në disa sfida ai e ka parë veten vërtet pisk, por në fund ka arritur të triumfojë.

"Kam patur disa momente edhe pse asgjë të frikshme. Një rast është gijotina që përdori Dustin Poirier (UFC 242), por arrita ta kontrolloj atë situatë delikate. E dija që ai ishte i aftë në atë lëvizje dhe të kapte kundërshtarët, por isha gati", tha Khabib.

"Nuk e harroj edhe grushtin e majtë të Michael Johnson (UFC 205). Më duhet të pranoj që ai grusht më shkundi mirë. Edhe Justin Gaethje (UFC 254) më goditi fort disa herë, sidomos në këmbë, por e pashë që aty u thye dhe më pas fitova", tha Khabib.
Shtuar më 21/12/2020, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori