Kosova pranohet në Federatën Europiane të Atletikës
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Pas pranimit të Federatës Atletike të Kosovës në Asociacionin Ndërkombëtar të Federatave më 19 gusht 2015, tani kjo federatë është pranuar edhe në Federatën Evropiane të Atletikës.

Në Kongresin që po mbahet sot në Lozanë, Federata Atletike e Kosovës u bë shteti i 51 që anëtarësohet në Federatën Evropiane të Atletikës.

Ky lajm është konfirmuar nga Federata Evropiane e Atletikës përmes një postimi në Twitter.

"Kosova është pranuar si anëtari i 51-të i Federatës Evropiane të Atletikës në Kongresin e Lozanës", shkruan EAA. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2015, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori