Lajm i hidhur, MMA do të ndërpresë kontratën me 60 luftëtarë
Presidenti i Mixed Martial Arts, Dana White, ka kumtuar një lajm të hidhur, pasi që tregoi se do t’ju ndërpriten kontratat 60 luftëtarëve.

Duke folur në konferencë për shtyp, White tregoi se do të ndërpritet bashkëpunimi edhe me Yoel Romero i cili është pretendent për titullin UFC Middleweight.

"Nuk është vetëm Yoel", tha ai.

"Ne duhet të bëjmë edhe shkurtesa tjera deri në fund të këtij viti, ndoshta ne do t’i ndërpresim rreth 60 kontrata para 1 janarit", tha White.

Ai u pyet për logjikën e këtyre largimeve, pasi që këta sportistë kanë dhënë gjithçka nga vetja, por i pari i UFC-së tregoi se kjo duhej të ndodhte dhe dha arsyet e tij.

"Yoel ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit dhe ai është 44 vjeçar", tha ai.

"Përbërja jonë është e ngarkuar me sportistë, duhet të bëjmë shkurtime, do të shohim shumë emra të njohur të largohen në javët e ardhshme, ç’të them… janë gjëra që duhet të ndodhin", përfundoi Dana White./
Shtuar më 07/12/2020, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori