Lakers fitore për zonën play off, Chicago në krizë të thellë
Pëlqej
Los Angeles Lakers mori një fitore të rëndësishme 103 – 94 ndaj Chicago Bulls në orët e para të kësaj të mërkure, për t’u përfshirë në zonën play off në Konferencën e Perëndimit me një fitore më shumë se Memphis Grizzlies.

Në “Staples Center”, para 19 mijë shikuesve, u zhvillua një periodë e parë e ekulibruar, por Bulls-at nisën të dominnon në minutat në vazhdim, duke shkuar deri +19 pikë në fillim të pjesës së dytë. Pikërisht në këtë moment Lakers shtuan ritmin, duke ngushtuar minutë pas minute diferencën, derisa në mes të periodës së fundit takimi u barazua dy herë 80-80 dhe 89 – 89, për të fituar me 9 pikë diferencë, 103 – 94.

Kuzma dhe Caldwell-Pope, me 22 dhe 21 pikë secili, rezultuan vendimtarë në momentet më delikate, duke kthyer në shinat e duhura “Lakers”, ndërsa për Chicagon kjo ishte humbja e 12 sezonale, që e mban në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori