Luiza Gega hyn në histori: E para që futet në finalen e Botërorit të Atletikës
Sportistja Luiza Gega ka thyer një rekord kohe prej 9 minutash e 28 sekondash në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës.

Kështu, ajo ka shënuar një rekord duke kaluar në finalen e Botërorit të Atletikës, e cila do të mbahet ditën e sotme.

Gega është e para në sportin shqiptar që merr pjesë në një kampionat të tillë, duke u futur në histori.

30-vjeçarja ka marrë urime e mesazhe të shumta nga personazhe të njohur të showbiz-it, ndërsa sot të gjithë i kemi sytë nga ajo.
Shtuar më 30/09/2019, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori