Majlinda: Më refuzuan dy herë pasaportën shqiptare, në të tretën e mora me mik
Edhe Majlinda Kelmendi, vajza që bëri krenarë të gjithë shqiptarët duke u shpallur kampione bote në xhudo, nuk ka rritur të bëj një gjë në Shqipëri pa përdorur "mikun".

Në një rrëfim në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Majlinda ka treguar se si i ishte refuzuar dy herë kërkesa e saj për nënshtetësi shqiptare nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, njofton portali Albeu.com.

E gjendur në këtë situatë, ajo është detyruar që të gjej një mik për të ndërhyrë për të marrë pasaportën shqiptare, dhe këtë e ka bërë.

“Në vitin 2008 na është mohuar dy herë pasaporta shqiptare. Disa specialistë të sportit në ministrinë e atëhershme, emrat nuk ua di, na e refuzuan kërkesën. Pasi kryem procedurat në Federatën e Xhudos në Kosovë dhe në Shqipëri, kërkesa duhej të shkonte edhe në Ministrinë e Sporteve, por një nga specialistët tha që Majlinda Kelmendi nuk është potencial për t’u bërë një sportiste kulminante. Sidoqoftë ne nuk jemi ndalur. Bashkë me disa miq në Shqipëri kemi shfrytëzuar ato kanalet e fshehta siç dimë ne shqiptarët dhe ia dolëm që të merrja pasaportën”. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori