Maratona e Londrës nuk do të anullohet
Pas masakrës në Maratonën e Bostonit e cila shokoi të gjithë botën, menjëherë ngjarja shqetësoi jo pak edhe autoritetet britanike për shkak se këtë të dielë në program është Maratona e Londrës. Nga frika se një ngjarje e tillë e cila ende nuk është konfirmuar nëse është akt terrorist i jashtëm apo i brendshëm, mund të zhvendoset edhe në Londër, ka sjellë reagime nga policia dhe organizatorët.

Këta të fundit, konfirmuan zyrtarisht se Maratona e Londrës nuk do të anulohet dhe do të zhvillohet siç është parashikuar e nga ana tjetër, shefi i sigurisë së eventit dhe policia londineze kanë njoftuar se do të rishikohen masat e sigurisë, ku padyshim do të jenë më të forta. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori