"Marca": Tenisi në duart e mafias
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
E përditshmja spanjolle spanjolle "Marca" i kushton një hapësirë të madhe çështjes së trukimit të ndeshjeve në tenis. Me titullin "Mafia në Tenis", gazeta madrilene publikon shkrimin ku përqëndrohet në disa detaje interesante që kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të shpeshta në sportin e rakertës, duke hedhur edhe hije dyshimi rreth ndershmërisë së ndeshjeve.


Shkrimi nis me një episod të ndodhur në turneun e femrave që u luajt në Valdebernardo të Madridit. Një spektator nga shkallët i thirri tenistes duke i bërë një ofertë: Do të të jap 5 mijë Euro nëse e humbet këtë lojë me topat e t’u. Deri këtu gjithçka mund të duket normale sepse tifozët në shkallë nuk mund t’i pengojë askush të thërrasin gjatë ndeshjes, por "Marca" shkon më tej duke theksuar se në të tilla raste, tifozët vendosin baste online duke kontrolluar në njëfarë mënyre takimin nga shumë afër.

"Oferta e tij për të korruptuar tenisten nuk habiti asnjë të pranishëm, madje as vetë lojtarët. Gjatë këtij sezoni kjo është kthyer në një skenë të përsëritur shumë herë, madje është bërë e zakonshme në turnetë Future dhe Challenger që organizohen në Spanjë", shkruan gazeta.

Një tjetër metodë e ndjekur nga bastëvënësit është edhe ajo e lidhjes telefonike me një person të afërt të cilit i jep rezultatin e pikës dhe telefonuesi nga ana tjetër ka mundësinë të vendosë menjëherë bast sepse të dhënat në kompanitë e basteve kalojnë 20 deri në 30 sekonda me vonesë.

Në këtë mënyrë, Fedetata Ndërkombëtare e Tenisit i ka pajisur gjyqtarët me një aparat për ta regjistruar sa më shpejt online pikën e shënuar, në mënyrë që bastëvënësit të mos e kenë luksin e 20 apo 30 sekondave për të vensour një bast rezultati i të cilit dihet.

"Marca" e mbyll shkrimin duke theksuar se në këtë mes nuk ka asgjë të jashtëligjshme por ky është një problem që kërkon zgjidhje pasi po merr përmasa të mëdha. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2015, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori