McGregor ftes Khabibit: Eja mos ik
Conor McGregor insiston se lufta e tij me Khabib Nurmagomedov nuk ka mbaruar, por irlandezi pretendon se rivali i tij po vrapon nga frika.

McGregor dhe Khabib janë përfshirë në një ndeshje dramatike gjatë tetorit të vitit 2018 në UFC 229 ku rusi pasi fitoi me submission ka dalë nga kafazi duke shkaktuar trazira në turmë.

McGregor nuk ka luftuar që prej atij momenti dhe duke folur për Tony Robbins, ai ka kërkuar revanshin.

"Në fund të fundit, isha unë ai që dha grushtin e fundit të asaj mbrëmjeje, mu në syrin e vëllait të tij. Kështu që, megjithëse ndeshja nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lufta shkoi siç e kisha parashikuar", tha McGregor.

"Lufta nuk ka mbaruar. Nëse kjo ndeshje nuk zhvillohet përsëri, atëherë do të jetë faji i tyre. Ata po vrapojnë nga frika, unë jam gati për ndeshjen, jam gati për revanshin", shtoi ai.
Shtuar më 22/05/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori