McGregor nuk dorëzohet: Do rikthehem përsëri
Dustin Poirier ka dalur fitimtar nga dueli me Connor McGregor në kuadër të UFC 257.

Pas meçit, Connor McGregor e uroi për fitoren e arritur, dhe deklaroi se ai pati problem me këmbën dhe nuk u ndie rehat gjatë gjithë kohës, por se rikthimi i tij është i paevitueshëm.

Për irlandezin, kjo ishte humbja e tretë në karrierën e tij, dhe e para që dikush ia shkakton me nokaut.

"Goditjet e tij në këmbë ishin të mira, këmba ime ishte pasive dhe nuk isha aq rehat sa duhej të isha", tha McGregor.

"Unë duhet ta lë pas krahëve këtë humbje dhe do të kthehem dhe kjo është e sigurt", shtoi ai.

"Jam i zhgënjyer, është një gjë e vështirë për t’u pranuar, unë thjesht dua të kthehem në hotel dhe të qetësohem me fëmijët e mi dhe të rikuperohem", përfundoi Connor McGregor.

McGregor në fund u pa të largohej me patericë, gjë që konfirmon se ka pasur një lloj lëndimi.
Shtuar më 24/01/2021, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori