E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
McGregor pranë marrëveshjes me rivalin historik
Conor McGregor ka deklaruar sot se është pranë marrëveshjes me rivalin e tij historik në kafaz, amerikanin Nate Diaz. Dy sportistët janë përballur dy herë në vitin 2016, ku herën e parë triumfoi Diaz me "submission", ndërsa herën e dytë fitoi McGregor me vendim unanim të gjyqtarëve. Prej vitesh është përfolur për një duel të tretë mes dy ikonave të UFC-së dhe duket se ky është momenti i duhur për ta realizuar atë.

Edhe pse McGregor e Diaz nuk i kanë kursyer asnjëherë debatet, akuzat e fyerjet, si kur kanë qenë përballë njëri-tjetrit ashtu dhe në rrjetet sociale, sërish ata i kanë dhënë jetë kësaj sfide. Gjithsesi, përveç Diaz edhe Donald Cerrone e Khabib Nurmagomdeov janë kandidatë për të dueluar ndaj irlandezit. Sfida e fundit e McGregor në kafaz daton në tetor të vitit të kaluar, kur u mund nga Nurmagomedov me "submission".

Duke folur për një duel të tretë ndaj Nate Diaz, Conor McGregor tha:

"Ai ma dha mundësinë që të zhvillojmë menjëjherë revanshin, në të njëjtën peshë. Nuk hezitoi aspak. Kjo tregon se është një luftëtar i vërtetë. Për këtë e respektoj shumë. Ndaj jam gati t’i ofroj mundësinë për të zhvilluar triologjinë dhe jam i sigurtë se do të ndodhë", tha McGregor.

Diaz nuk duelon prej gati 3 vitesh, që kur humbi revanshin ndaj irlandezit. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2019, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori