Mercedes konfirmon Valtteri Bottas edhe për vitin 2018
Pëlqej
Valtteri Vottas do të qëndrojë te Mercedes edhe sezonin e ardhshëm në Formula 1. Lajmin e ka konfirmuar vetëm pak minuta më parë makina gjermane përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, duke deklaruar se piloti finlandez do të pilotojë makinën kampione edhe vitin 2018. “Valtteri Bottas do të vazhdojë të pilotojë “shigjetat e argjendta” edhe gjatë vitit 2018”, thuhet në një komunikatë të makinës Mercedes. Bottas aktualisht ndodhet në vendin e tretë të Botërorit të Formula 1, duke marrë kështu besimin e Mercedes edhe për një sezon tjetër.

Ky lajm ishte konfirmuar pak ditë më parë nga shefi i Mercedes, Toto Wolff, që deklaroi se ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e finlandezit në vitin e tij të marë me makinën gjermane, raporton TeleSport. Bottas erdhi në fillim të këtij viti, duke zënë vendin e Nico Rosberg, që u largua pak ditë pas u shpall kampion bote.

Ai nënshkroi një kontratë 1-vjeçare me opsion për rinovimin, në bazë të rezultateve. Këtë vit, Bottas ka fituar dy gara me Mercedes, në Rusi dhe Austri si dhe është ngjitur 9 herë në podium, duke bërë një paraqitje të mirë dhe duke qenë shumë bashkëpunues me Lewis Hamilton.
Shtuar më 13/09/2017, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori