Tommy
Haas dhe David
Ferrer janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e
turneut të Miami, ndërsa do të përballen mes tyre në raundin e parafundit të
turneut prestigjoz të tenisit për meshkuj. Tenisti gjerman mundi në ndeshjen e tij 2-0 me sete (6-3, 6-1) francezin Giolles Simon. Një tjetër paraqitje spektakolare e tenistit 34-vjeçar, i cili në çerekfinale dhuroi surprizën më të madhe të
turneut amerikan, duke eliminuar numrin një të botës dhe favoritin kryesor për të fituar
titullin kampion, Novak
Djokovic.
Haas u përball me rezistencën e kundërshtarit të tij vetëm në setin e parë, ndërsa në të dytin do të dominonte duke i lejuar vetëm një gejm francezit. Pas këtij suksesi dhe padyshim fitores së dy ditëve më parë ndaj
Djokovic e vendosin tenistin gjerman në listën e favoritëve për të fituar
titullin kampion, bashkë me kundërshtarin e ardhshëm në gjysmëfinalet e
turneut të Miami, David
Ferrer.
Edhe spanjolli konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke mundur 2-1 me sete (4-6, 6-3,6-0) austriakun Jurgen Melzer. Ky i fundit surprizoi në setin e parë, por më pas vuajti rikthimin e
Ferrer në lojën e tij më të mirë, duke u dorëzuar përballë tenistit spanjoll që mban vendin e pestë në klasifikimin e përgjithshëm botëror.
Përballja e
Ferrer me
Haas në gjysmëfinale do të jetë përcaktuese, ndërsa fituesi me shumë mundësi do të jetë rivali i Andy Murrey, i cili pas eliminimit të
Djokovic është favoriti kryesor për të fituar
titullin kampion. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2013,
ora 13:44