Mike Tyson zbulon raportin e ngushtë me hashashin: Tymos rreth 40 mijë dollarë në muaj
Ish boksieri i njohur amerikan, Mike Tyson disponon një fermë për kultivimin e hashashit në Kaliforni, një shtet ku është i lejuar përdorimi i marijuanës si për qëllime mjekësore, ashtu edhe për ato rekreative.

Tyson është edhe vetë një konsumator i marijuanës, ndërsa në një intervistë për fansat, ka zbuluar se arrin të konsumojë një sasi hashashi të baras-vlefshme me 40 mijë dollar në muaj, referuar çmimit të tij në treg.

"Kam një fermë për kultivimin e hashashit, bashkë me ish futbollistin Eben Britton dhe madje kemi edhe "Tyson Growing School", një shkollë që mëson fermerët si të kultivojnë këtë bimë. Sa hashash pi në muaj? Shumë. Nëse do t’i referoheshim çmimit të tregut, një sasi të vlefshme me 40 mijë dollar në muaj", deklaroi Tyson.
Shtuar më 09/04/2020, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori