Tenisti britanik Andy
Murray plotësoi jo vetëm dëshirën e tij të madhe për t'u bërë kampion i turneut më të vjetër dhe më të famshëm në botë, por edhe të mbarë Britanisë së Madhe, të cilës iu deshën plot 77 vjet për të rikthyer titullin e fituesit të Wimbledone.
Murray e shkatërroi momentalisht numrin 1 të tenisit botëror në konkurrencën e meshkujve, serbin Novak Gjoviq, me 3:0 në sete (6:4, 7:5 dhe 6:4).
Murray me fitoren e sotme është pasuruar për 1.6 milion funte, përkatësisht gati 2 milionë
euro.
Ky është vetëm
turneu i dytë grand slam i fituar nga ai, dhe i 28-ti në karrierë, shkruan Koha.
Murray është i dyti në listën botërore të tenistëve me numrin e pikëve të fituara dhe ka gjasa që mos sivjet, në mot ta bëhet
tenisti nr. 1 në botë.
Shtuar më 07/07/2013,
ora 19:28