Nadal vazhdon i pamposhtur, i drejtohet titullit të 16 Grand Slam
Pëlqej
Rafael Nadal ka arritur të jetë në finale të US Open.

Tenisti spanjoll mori hak kundër argjentinasit Juan Martin Del Portro, i cili në çerekfinale kishte mposhtur Federerin.

Nadal pas një loje të shkëlqyer dhe tre orë loje fitoi me rezultat 3-1, në sete 4-6, 6-0, 6-3 dhe 6-2.

Pengesa e fundit e 31-vjecarit nga Mallorca, do të jetë afrikanojugori Kevin Anderson, i cili spikati në gjysmëfinalen tjetër duke mposhtur 3-1 iberikun tjetër Pablo Carreno Busta. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori