NBA / Humbje befasuese për Cavs dhe Warriors, triumfojnë Rockets dhe Spurs
Pëlqej
Ka vazhduar spektakli në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.


Në natën e mbrëmshme janë bërë disa befasi ku skuadrat favorite kanë pësuar humbje.

Kampioni në fuqi i NBA, Golden State Warriors është mposhtur nga Memphis Grizzlies me 10 pikë diferencë 101:111.

Marc Gasol ishte fantastik për vendasit me 34 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime, ndërsa ai u ndihmua edhe nga James Ennis me 13 pikë.

Tek kampioni në fuqi, Stephen Curry realizoi 37 pikë e Kevin Durant 29 pikë e 13 kërcime por të pamjaftueshme për fitore.



Humbje ka pësuar edhe finalisti i vitit të kaluar, Celeveland Cavaliers në përballje me Orlando Magic 114:93.
LeBron James shënoi 22 pikë por që ishin të pamjaftueshme për të marrë triumf, ndërsa tek Magic, Nikola Vucevic ishte më efikasi me 23 pikë shtatë kërcime e pesë asistime.

Oklahoma City Thunder e super përforcuar është mposhtur nga Utah Jazz me nëntë pikë diferencë 87:96. Ndërkohë fitore kanë shënuar Houston Rockets që mposhti Dallas Mavericks 107:91 dhe San Antonio Spurs që triumfoi përballë Chicago Bulls 77:87. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2017, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori