Ndeshja e tretë mes Fury dhe Wilder shtyhet sërish
Sfida e parë mes dyshes përfundoi mes një barazimi të diskutueshëm në vitin 2018.

Derisa, Fury arriti t’i rrëmbente titullin Wilder në meçin e dytë – me këtë të fundit që aktivizoi klauzolën për një luftë të tretë menjëherë pas humbjes.

Lufta trilogjike pritej të ndodhte më 18 korrik në Las Vegas, por kriza e koronavirusit e shtyu atë përsëri deri më 3 tetor.

Tani promovuesi i Fury, Bob Arum i ka thënë kampionit se duhet të presë deri më vonë gjatë këtij viti për kompletimin e trilogjisë, raporton Sports Illustrated.
Shtuar më 29/04/2020, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori