Neorokirurgu italian për Schumacher: Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend
Ish-piloti i Ferrari-t, tanimë 51 vjeç, për pak sa nuk humbi jetën në dhjetor 2013 kur u rrëzua duke bërë ski në alpet franceze dhe përplasi kokën në një shkëmb.

Gjashtë vjet nga aksidenti i tmerrshëm, gjendja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, është tepër e përkeqësuar, thotë një neurokirurg i famshëm.

Schumacheri në koma për shume vjet, por edhe pse tashmë ka dalë prej saj, Nicola Acciari, i cili punon në një spital në Bolonja të Italisë, thotë se është sot një person shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit mbajnë mend nga koha kur pushtonte pistat e garave.

"Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një organizëm dhe strukturë trupore tepër të përkeqësuar", tha Acciari për gazetën italiane "Contro Copertina". "Kjo ka ardhur si pasojë e traumës në tru që ka pësuar.

7-herë kampioni i botës vazhdon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve në shtëpinë e tij në Gjenevë -Zvicër me gruan Corinna dhe dy fëmijët, vajzën Gina-Marie, 22 vjeçe, dhe djalin Mick, 20 vjeç.

Informacionet mbi shëndetin e Schumacherit kanë qenë mjaft të rezervuara, i fundit ka ardhur nga Jean Todt, ish-menaxheri i tij te Ferrari, i cili zbuloi vitin e kaluar se gjermani ishte ende duke luftuar. Megjithatë, Acciari beson se Schumacheri nuk ka më lidhje me njeriun që dominoi pistat e garave të Formula 1 në vitet 1994-2004.

Ai zbuloi se kishte ndjekur një garë bashkë me Schumacherin në shtëpinë e tij në Zvicër. "Është në duar të sigurta dhe vazhdon të luftojë, nuk dorëzohet", tha Todti.
Shtuar më 21/01/2020, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori