Nikolla: E mrekulluar me dy kampionët, forca Shqipëria!
Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla, është shprehur se ndihet krenare me Daniel Godellin dhe Romela Begaj.

Në postimin e radhës ajo ka shkruar se është e mrekulluar me këtë performancë të tyre.

"E mrekulluar nga performanca e Ekipit tonë Kombëtar të Peshëngritjes në Kampionatin Botëror.

Dje me kampionin e botës Daniel Godelli dhe sot me kampionen tjetër, Romela Bega.

Një bravo e madhe nga zemra, që na bëni të ndihemi të gjithë ne krenar. #Forca Shqipëria". /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori