Nuk pritej, Conor McGregor njofton tërheqjen nga UFC
Dita e sotme ka nisur me një lajm jo të mirë për tifozët e sportit të MMA. Superylli i arteve marciale, Conor McGregor ka marrë vendim por t’u tërhequr nga UFC në një moment të papritur. Irlandezi ka konfirmuar përmes Twitterit të tij se ka vendosur të tërhiqet nga ndeshjet vetëm pak muaj pas rikthimit në kafaz.

"Përshëndetje djem, kam vendosur të tërhiqem nga luftimet. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e jashtëzakonshme. Ka qenë një rrugëtim fantastik. Këtu po postoj një foto timen së bashku me mamnë në Las Vegas pas fitimit të një prej titujve botërore.

Zgjidhni shtëpinë e ëndrrave tifozë, ju dua! Çfarë do që dëshironi është e juaja", – shkruan irlandezi. Ish-kampioni i dyfishtë i botës fitoi ndeshjen e tij të rikthimit ndaj Donald Cerrone dhe pritej të futej në vallen e kundërshtarëve të mëdha siç janë Khabib, Ferguson, Gaethje etj.
Shtuar më 07/06/2020, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori