Poirier bëhet luftëtari i parë në histori që fiton me nokaut ndaj McGregor (VIDEO)
Dustin Poirier ka dalur fitimtar nga dueli me Connor McGregor në kuadër të UFC 257.

Dustin Poirier ka mposhtur Connor McGregor dhe ka dalur fitimtar nga “Fight Island” në Dubai.

Kjo ishte hera e dytë që luftëtarët u ndeshën, hera e parë ishte UFC 178 në vitin 2014, por që Connor McGregor kishte triumfuar në rundin e parë pas 2 minutash.

Poirier kishte deklaruar se këtë herë ai është më i përgatitur, dhe se është një luftëtar ndryshe nga gjashtë vite më parë, dhe kjo doli të ishte e vërtetë.

Duke u ndjerë në formën më të mirë të karrierës së tij në 155 paund, McGregor kishte premtuar "një kryevepër" dhe parashikoi që ai do të mposhtë Poirier brenda 60 sekondave në "Etihad Arena".

Por, realiteti morri kahje tjetër, pasi Poirier arriti ta nokautojë atë me TKO në rundin e dytë, për t’i dhënë atij fitoren më të madhe në karrierën e tij dhe për të shkaktuar humbjen e tretë në karrierën e McGregor në UFC.

Sipas Forbes, McGregor ka marrë plot pesë milionë dollarë dhe nga të drejtat televizive pritet të marrë edhe 20 të tjerë. Ndërsa Poirier ka dhënë për bamirësi në fondacionin e tij 500 mijë dollarë nga paga e tij.
Shtuar më 24/01/2021, ora 08:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori