Rafael Nadal “rrëmben” trofeun e Torontos
Rafael Nadal rezultoi shumë i fortë për Milos Raoniç në finalen e Mastersit të Rodgers Cup. Tenisti spanjoll "rrëmbeu" trofeun e turneut kanadez, duke mundur me lehtësi në finale heroin vendas, që ishte kanadezi i parë që arrinte kaq larg në turneun e shtëpisë pas plot 55 vitesh.

Në arenën e Montrealit, madje ishte i pranishëm dhe Robert Bedard, tenisti fundit kanadez që kishte mundur të fitonte këtë Masters, por prania e tij nuk është se e ndihmoi së tepërmi Raoniç, aq sa spanjolli e mbylli ndeshjen në vetëm një orë e tetë minuta lojë.

Nadal që në setin e parë mundi të marrë dy game me break duke fituar lehtësisht 6-2, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit dhe në setin e dytë, ku sërish arriti t’i vjedhë dy herë shërbimet kundërshtarit të tij, aq sa vajti në 5-2 përpara se të shërbente për ndeshjen.


Ky ishte triumfi i tretë për spanjollin në Mastersin e Kanadasë, pas atyre të viteve 2005 dhe 2008 ndërsa I 25-ti në total në karrierë, katër prej të cilëve ka mundur t’i fitojë brenda këtij viti, ku në 51 ndeshje në total numëron 48 fitore dhe vetëm tre humbje, ndërsa ka mundur të dalë 10 herë në finale në 11 turnve Masters që ka marrë pjesë si për të konfirmuar se Rafa është kthyer. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2013, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori