Real Madrid dominues dhe në basketboll
Pëlqej
Reali i Madridit tregoi forcën ndaj Olimpias së Milanos në raundin e tretë të ndeshjeve të Euroligës së Basktebollit. Madrilenët triumfuan 100 – 90 në “WiZink Center”, duke siguruar suksesin e tretë radhazi, që i mban në krye të klasifikimit. I papërmbajtshëm në këtë duel slloveni Luka Doncic, i cili shënoi plot 27 pikë, dha 5 asiste dhe kontrolloi 8 topa nën tabelë.

Ndërkohë, Zalgiris Kaunas iu imponua 75 – 81 Barcelonës në “Palau Blaugrana”, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi skuadrës katalanase. Serbi Micic ishte më i miri mbi parket për lituanezët me 20 pikë, ndërsa në radhët e Barcës 19 pikët e hungarezit Hanga ishin shumë pak për të shmangur humbjen.

Vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer Khimki i Moskës, që koleksionoi fitoren e radhës përballë skuadrës serbe Crvena Zvezda, me rezultatin 85 – 78. Amerikani Anderson u shfaq në superformë me 24 pikë, ndërsa rusi Shved shtoi edhe 18 pikë të tjera për moskovitët.

Nuk ndalet as Olymiakos, që mposhti me vetëm një pikë diference 68 – 69 Maccabin e Tel Avivit, me Printezis që realizoi 21 pikë, ndërsa në radhët e vendasve statistikat më të mira i përkasin amerikanit Cole (22 pikë, 2 asiste dhe 7 ribaund). /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2017, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori