Rivali i vetëm i Joshuas kërkoi vetëm një raund dhe e mbajti fjalën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Brooklyn i Neë Yorkit tërhoqi mbrëmë vëmendjen e mbarë botës ku vuri në ring, Deontay Wilder me Bermane Stiverne.

ëilder është kampion aktual në ëBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ndaj Stiverne.

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi.

“Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë. Kjo është edhe arsyeja e re-meçit, amerikani dëshironte t’i tregonte botës se herën e parë kundërshtari shpëtoi befasisht nga nokauti.

Në verë ai do të ndeshet me Joshuan ku padyshim do të jetë një përballje tjetër edhe më e madhe se ajo me Joshuas me Klichkon. /albeu.com/



Shtuar më 05/11/2017, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori