Romela Begaj pozitive edhe në testin B antidoping
Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila fitoi titullin kampion bote në stilin e shkëputjes në Botërorin e Kazakistanit, ka rezultuar pozitive edhe në testin B.

Burime të sigurta pranë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes kanë konfirmuar për Top-Channel se, edhe në testin e dytë antidoping 28-vjeçarja rezulton se ka përdorur substancë të ndaluar. Nëse kjo përgjigje do të zyrtarizohet edhe nga drejtuesit e Federatës, atëherë Romela Begaj rrezikon një pezullim 2-vjeçar nga çdo aktivitet ndërkombëtar.

Ndërkohë, WADA ka konfirmuar se testi B për Daniel Godellin do të bëhet më 15 janar, ndërsa për Hysen Pulakun, më 11 janar.

Nëse edhe për këta peshëngritës do të vijë përgjigje pozitive, atëherë përveç sportistëve, edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon një pezullim të gjatë nga çdo aktivitet ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori