Rossi zbret në pistën e Aragon
Pëlqej
Valentino Rossi zbret në pistë. Ashtu sic vetë italiani e kishte paralajmëruar, 22 ditë pas atij dëmtimi të rëndë, “Doktori” ka mundur t’i rikthehet sërish pistës së garimit, me Yamahan e tij M1, në Aragon. Piloti italian ka testuar gjëndjen e tij fizike, me provat e para të lira që ka mundur ti mbyll në vendin e 18.

Rossi nuk hasur aspak vështirësi në momentin kur i është dashur të veshë kostumin e garës, por rreth këmbes së dëmtuar ishte e nevojshme të vendoste disa mjete mbrojtëse, në mënyrë që të mos rrezikonte.

Në momentin kur Doktori është futur në boxe, me stafin ka biseduar vetëm për problematikat e motorrit dhe aspa për këmbën, një gjë të tillë e konfirmoi dhe menaxheri i Yamaha, Maio Meragalli, i cili deklaroi se piloti italian nuk foli thuajse fare për dëmtimin, vëmendja e tij ishte vetëm tek motorri dhe tek pjesët ku është e nevojshme të ndërhyet për tu përmisuar. Shpresat që Valentino Rossi të mund të garonte sërish ishin të pakta, ndërohë që në harkun kohor të vetëm 22 ditëve, italiani është sërish në gjëndje për të garuar. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori