Rozher Federer dhe Serena Uilliams triumfojnë në turneun e Sinsinatit
Pëlqej
Asnjë suprizë në turneun e Sinsinatit me Rozher Federer dhe Serena Uilliams që triumfojnë në kompeticionin prestigjoz.
Federer fitoi për herë të parë pas dy vjetësh një trofe në turnetë Master 1000 duke mundur në finale 2-1 me sete David Ferrer.

Zviceriani fitoi setin e parë, por i lejoi rivalit të barazojë rezultatin në setin e dytë.
Gjithsesi, ish-numri një i botës reagoi shpejt duke mbyllur finalen në setin e tretë duke fituar për herë të gjashtë turneun e Sinsinatit.


Nuk zhgënjen as Serena Uilliams. Numri një i botës në tenisin për femra fitoi për herë të parë në karrierën e saj turneun e Sinsinatit duke mundur 2-0 me sete Ana Ivanoviç.
Shtuar më 18/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori