Ruiz gjenë shkakun e humbjes: Mbipesha
Andy Ruiz Jr ka thënë se tre muaj ahengje të njëpasnjëshme dhe mungesa e stërvitjeve të mirëfillta kanë bërë që ai të jetë mbipeshë për rimeçin për kampion bote kundër Anthony Joshuas.

Ruiz u mposht bindshëm me poenta në rimeçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite, plot gjashtë muaj pasi e tronditi botën e boksit duke e mundur Joshuan me nokaut në Nju Jork.

Boksieri amerikan me prejardhje meksikane e fajësoi mbipeshën për humbjen, por u zotua se do të jetë shumë më i mirë nëse i jepet mundësia për të luftuar për herë të tretë me britanikun.

"Është dashur të stërvitja më fort. Është dashur ta dëgjoja ekipin dhe trajnerët e mi", tha Ruiz.

"Për këtë meçi isha mbipeshë. Nuk lëviza siç doja shkaku i mbipeshës", shtoi ai.

Ruiz kishte 128 kilogramë, apo gjashtë më shumë se në meçin e qershorit.
Shtuar më 08/12/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori