Serbia do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Serbia do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo, pasi kombëtarja serbe ka mposhtur në gjysmë-finale Francën me rezultatin 90-85 dhe tashmë përballë do të ketë kombëtaren amerikane.

Në ndeshjen Francë – Serbi, këta të dytët kryesuan gjatë gjithë lojës.

Serbia kryesoi bindshëm dhe pati një start të fuqishëm, por se rezultati u ngushtua nga ana e francezëve në minutat e fundit, shkruan USA Today.

Nga kombëtarja serbe, më shumë pikë në kosh arriti të realizojë Teodosiç, ndërsa nga kombëtarja franceze më shumë pikë shënoi Batum, 35 të tilla.

Në këtë mënyrë Franca do të përballet me Lituaninë për vendin e tretë ditën e shtunë, ndërsa Serbia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në finalen e madhe të së dielës. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 00:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori