Serena Williams nuk ka të ndalur
Pëlqej
Numri një i botës, Serena Williams, ka mposhtur me lehtësi danezen Caroline Wozniacki duke e mposhtur në dy sete (6-3, 6-3) për ta fituar finalen e US Open dhe për të fituar titullin e saj të 18-të rekord Grand Slam.

Ky ishte titulli i tretë radhazi dhe i gjashtë në përgjithësi në US Open për amerikanen 32-vjeçare. Me 18 titujt e mëdhenj të fituar ajo rreshtohet krahas Chris Evert dhe Martina Navratilova në pozitën e katërt të tenisteve me më së shumti tituj në historinë e këtij sporti.

“Jam munduar kaq gjatë për të arritur këtë, që nga viti i kaluar. Vërtet nuk mendova se do ta arrija. Është ndjenjë e mirë”.

“Definitivisht nuk mendova se do të fitoj ndonjë slam këtë vit. Të fitoj US Open, kjo ishte ëndrra ime. Çdo vit që fitoj këtu është një moment jashtëzakonisht i veçantë për mua”, ka thënë Serena.
Shtuar më 08/09/2014, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori