E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Sheva kërkon Lojërat Olimpike 2016
Vendosi kurorë me bashkëshorten e tij Kirsten në një fushë golfi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej shumë vitesh jeton bashkë me të e fëmijët në një shtëpi në Londër, e rrethuar nga fushat e gjelbra të sportit aristokrat. Andriy Schevchenko e ka zbuluar pasionin për këtë sport kur ende nuk ishte në kulmin e karrierës së tij si futbollist. Goditjet e para të topit të vogël të bardhë i bëri në Milanello me shokët e skuadrës, Olivier Bierhof e Thomas Helveg.

U dashurua përditë e më shumë me këtë sport dhe tani që e ka mbyllur kapitullin e futbollit të luajtur ëndërron të rikthehet mes sportistëve më të mirë të planetit në Lojërat Olimpike "Rio De Janeiro 2016" por si golfist.

Turneun e parë si profesionist do ta zhvillojë në "Europian Challenge Tour" që do të zhvillohet në Ukrainë me vlerë 200 mijë Euro, një shumë që ish sulmuesi nuk mund ta përfitojë edhe nëse shpallet fitues, pasi ai është regjistruar në kategorinë e amatorëve.

Gjithsesi ky është problemi më i vogël për ish milanistin që kërkon të fitojë sa më shumë pikë për të fituar pozicione në klasifikimin botëror.

Golfi është edhe një nga arsyer që Sheva refuzoi stolin e kombëtares së Ukrainës, pasi tani është momenti kur ai kërkon t’i dedikohet vetëm golfit. Në turneun e Kharkovit ai ka mundësinë të fitojë eksperiencë nga golfistë me emër si Oliver Wilson e Nick Dougherty.

Një aventurë e re merr rrugë për njeriun që i dha më shumë jetë topit të futbollit. A do ta bëjë një gjë të tillë edhe me golfin? Topi i këtij sporti është shumë herë më i vogël në përmasa, por Sheva ka avantazhin e vesit për ta dërguar atë në vendin e duhur. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori