Shifra marramendëse, ky është sportisit më i paguar në botë
Pëlqej
Dihet në mbarë botën se sporti është një pikë e "dobët" e njeriut dhe tërheq shumë vëmendje.

Kjo ka bërë që sporte si futbolli, basketbolli, apo tenisi të shëndërrohen në industri që gjenerojnë shuma marramendëse parash.

Së fundmi basketbollisti, LeBron James është bërë sportisti më i paguar në mbarë botën duke lënë pas edhe futbollistët si Messi apo Ronaldo.

Nga 153 312 846 milionë dollarë që do të kalojnë në llogarinë e tij për 4 vitet e ardhshme, LeBron James do të sigurojë 38,3 milionë për sezon, ose 467 000 për ndeshje, 9 700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë.

Kalimi i tij nga Cleveland Cavaliers te Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më sensacional i vitit në basketbollin botëror dhe NBA në veçanti.

Një arsye shumë e mirë që çoi James të refuzonte qëndrimin me Cleveland ku do të fitonte 35,6 milionë dollarë ishte se te Lakers do të sigurojë plot 153,3 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2018, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori