Shpenzime "përrallore" Mayweather, pas orës 12 milionshe blen dy të tjera
Rekordmeni i botës në boks, Floyd Mayëeather njihet si një nga boksierët më të famshëm dhe më të pasur në botë.

Mayëeather në karrierën e tij numëron 50 fitore e asnjë humbje, dhe padyshim që është i rrethuar nga luksi.

Ai shpesh herë është parë të bëjë shpenzime marramendëse duke filluar nga makinat, rrobat e deri tek orat miliona dollarëshe.

Para disa muajsh i bëri vetes dhuratë një orë me 239 diamante, por kjo nuk e kënaqi, ndaj tani ka vendosur të ketë një tjetër orë edhe më të shtrenjtë.

Dhe për këtë arsye i është drejtuar një prej prodhuesve më të mëdhenj, Audemars Piguet, që nuk e ka zhgënjyer.

Në një mesazh në faqen e tij zyrtare “Instagram”, Mayëeather shkruan: “Sa karatë ka kjo unazë-byrzylyk”, duke treguar dhuratën e re, një orë në formë gjarpri.
Shtuar më 23/08/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori