Shqipëria në Europianin e peshëngritjes me Qerimajn e Brahjan
Në kohën kur ende nuk dihet e ardhmja e peshëngritësve shqiptarë të cilët rezultuan pozitivë në Botërorin e Kazakistanit, një lajm i mirë për kombëtaren tonë vjen nga Federata Europiane. Institucioni më i lartë i këtij sporti në kontinent, ka bërë një hap prapa dhe ka pranuar që Shqipëria të ketë përfaqësuesit e saj në Tbilis.

Në faqen zyrtare të kësaj Federate, vërehet se Shqiponja Brahja në 48 kg dhe Erkand Qerimaj në 77 kg do të jenë dy peshëngritësit e vetëm shqiptarë që do të kemi në Europianin e prillit që do të organizohet në Gjeorgji.

Pak ditë më parë, "Top-Channel" publikoi një e-mail të Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Europiane të Peshëngritjes, Hasan Akus, ku thuhej se ne rrezikonim pjesëmarrjen pasi Federata Shqiptare ishte kujtuar shumë vonë për të regjistruar sportistët në Europian. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2015, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori