Skandali i rradhës vjen nga basketbolli shqiptar, në derbi tifozët përleshen me policinë (VIDEO)
Pëlqej
Teksa po luhej derbi i basketbollit, mes Tiranës dhe Partizanit, në sallën sportive Farie Hoti ka shpërthyer një sherr i madh, mes tifozëve dhe basketbollistëve.

Një debat i vogël mes basketbollistëve ka sjellë edhe një shpërthim të tifogrupit “Tirona Fanatics”, të cilët ishin të pranishëm në shkallët e sallës sportive, duke u konfrontuar me lojtarët e kuq. U desh ndërhyrja e policisë që të qetësohej situata, edhe pse ndeshja është ende e ndërprerë. Lojtarët e Partizanit nuk pranojnë të rikthehen në fushë pa u larguar tifozët.

Në videon e publikuar nga “Proçesi Sportiv”, duket momenti i konfrontimit të tifozëve me policinë, dhe lojtarët që drejtohen për në dhomat e zhveshjeve./albeu.com/

Shtuar më 28/10/2017, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori