Super ndeshja Joshua – Pulev, këto janë detajet që duhet ti dini
Po rikthehet sërish kategoria e rëndë në boks, Joshua dhe Kubrat Pulev do të takohen mes veti ditën e shtunë të javës së ardhshme.

Edhe pse meçi ishte i paraparë të zhvillohej me 25 korrik, ai u shty si shkak i përhapjes së madhe të pandemisë Covid-19.

Pra, ky duel do të zhvillohet me 12 dhjetor në stadiumin mitik në "Wembley", takimi parashikohet të nisë me fillim nga ora 22:30 dhe do të ketë rreth 1 mijë tifozë.

"Nuk mundem t’ju tregoj sa i lumtur jam që kemi edhe tifozë të pranishëm, ekipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe tani do të marrim dhe jetojmë frymë nën brohërimat e tifozëve", tha Hearn, përfaqësuesi i Joshuas.

Shtuar më 05/12/2020, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori